Shoferja gjobitet me 150 euro për tejkalim në vijë të plotë dhe i konfiskohet patenta për tre muaj

Policia e Kosovës po vazhdon shqiptimin e gjobave për shoferët që shkelin rregullat e trafikut për të parandaluar kështu edhe aksidentet e shumta që po ndohin në rrugët e vendit.

Sipas një njoftimi, policia ia ka konfiskuar për tre muaj patentën, shoferes e cila ka bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjakovë-Klinë.

Po ashtu ndaj saj janë shqiptuar edhe 150 euro gjobë dhe janë hequr tre pikë nga patentë shoferi.

“Pas pranimit të pamjeve për një kundërvajtje në magjistralen Gjakovë-Klinë, zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë, drejtueses së automjetit i shqiptojnë gjobë për tejkalim në vijë të plotë.Gjoba e shqiptuar bazuar në Ligjin 05/L-088, Neni 72, Paragrafi 2, parasheh dy pikë negative, tre muaj konfiskim i patentë shoferit dhe 150€ gjobë”.

Go to TOP