Shkon në katër numri i të vrarëve në Deçan
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.
Merret vesh nga burime se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe kondukteri i autobusit.
Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.
Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se drejt autobusit kanë gjuajtur me armë disa persona.
Keto janë pamjet të rënda,momenti kur barten në spital viktimat e Gllogjanit
