Shkencëtarët vijnë me një teori tjetër që shpjegon arsyen se pse universi ynë po zgjerohet

Se si saktësisht ndodh procesi i zgjerimit të universit nuk është kuptuar ende. Megjithëse shkencëtarët besojnë se një substancë e quajtur “materie e errët” është përgjegjëse për nxitjen e zgjerimit, ajo duket të mos jetë e vetmja teori.

Një studim i botuar së fundmi në Journal Cosmology and Astroparticle Physics, thotë se zgjerimi i universit nxitet nga bashkimi i tij me universe tjera të vogla “foshnje”.

Autori kryesor i studimit, Jan Ambjorn, tha se gjetja kryesore e studimit ishte se “Zgjerimi i përshpejtuar i universit tonë, i shkaktuar nga energjia misterioze e errët, mund të ketë një shpjegim të thjeshtë, bashkimin me të ashtuquajturat universe foshnja, dhe se një model për këtë mund t’i përshtatet të dhënave më mirë se modeli standard kozmologjik”.

“Modeli Standard Kozmologjik” është teoria kryesore e evolucionit kozmik, se universi filloi me Big Bengun, kaloi një rritje pothuajse eksponenciale në kohët e hershme dhe që atëherë është zgjeruar.

Ndërsa studimi i fundit nuk është i pari që thekson idenë e universeve të shumëfishta, ai ofron një model për të treguar se si bashkimi me universe tjera e zgjeron universin tonë.

Gjithashtu, studiuesit sugjeruan se “inflacioni” i hershëm kozmologjik, dhe zgjerimi i shpejtë pas Big Bengut, mund të jetë shkaktuar nga përplasja e universit tonë me një univers më të madh.

Pas këtij hulumtimi, ata propozuan që tashmë universi ynë mund të përplaset dhe të thithë universe tjera “foshnje” të cilat do të ndikojnë në zgjerimin e tij.

Go to TOP