Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë tjetër për të marrë insulinën – përmes pilulave ose çokollatave pa sheqer

Shkencëtarët kanë zhvilluar një mënyrë tjetër për të marrë insulinën. Ajo mund të merret përmes një pilule ose çokollate pa sheqer, ku eksperimenti ka rezultuar e suksesshme te kafshët.

Një formë e re e insulinës orale e cila së shpejti pritet të testohet te njerëzit, mund të merret si alternativë zëvendësuese e shiringave të insulinës.

Kjo metodë e re do të jetë gati për testim tek njerëzit në vitin 2025.

Ndryshe, rreth 61 milionë njerëz janë të sëmurë me diabet në Evropë, dhe midis 5 dhe 10 për qind të tyre kanë diabet të tipit 1, që do të thotë se duhet të marrin insulinë çdo ditë për të kontrolluar nivelet e tyre të glukozës në gjak.

Tre mënyrat më të zakonshme për të marrë insulinë janë me shiringë, stilolaps insuline, dhe pompë insuline, sipas Federatës Ndërkombëtare të Diabetit.

Ideja e krijimit të një forme orale të uljes së sheqerit në gjak erdhi pasi një mjek u përball me shqetësime të ndryshme nga pacientët të cilët shkaku i injeksioneve të insulinës rrezikoheshin nga infeksione tjera dytësore.

“Kjo mënyrë e marrjes së insulinës është më e saktë sepse shpërndahet me shpejtësi më të madhe në zonat e trupit që kanë më shumë nevojë për të”, tha Peter McCourt nga Universiteti Arktik i Norvegjisë.

Ky sistem fillimisht u testua te minjtë, dhe gjetjet e tij janë publikuar në Nature Nanotechnology.

Go to TOP