Shiu nuk lejon fillimin e ndeshjes Atalanta – Como

Kushtet atmosferike kanë bërë që ndeshja Atalanta – Como të mos zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.

Kësisoji ballafaqimi në kuadër të javës së pestë në Serie A, është shtyrë për të martën në ora 20:45.

Ky vendim u mor nga arbitri kryesor në bashkëpunim me dy kapitenët e skuadrave. 

Në tabelën e kryesuar nga Torino, Atalanta gjendet në pozitën e nëntë, ndërsa Como në vendin e nëntëmbëdhjetë. 


Go to TOP