ShGSK uron gazetarët sportive për Ditën Botërore

Shoqata e Gazetarëve Sportive të Kosovës, ka uruar gazetarët sportivë për Ditën Botërore.

Sipas ShGSK-së ky vit është edhe më i veçantë, sepse bota kremton 100 vjetorin e themelimit të Asiociacionit të Gazetarëve Sportivë të Botës (AIPS), 2 korrik 1924 në Paris.  

“2 Korriku në mbarë botën shënohet nga gazetarët dhe institucionet e gazetarëve sportivë. Ky vit është edhe më i veçantë sepse bota kremton 100 vjetorin e themelimit të Asiociacionit të Gazetarëve Sportivë të Botës (AIPS), 2 korrik 1924 në Paris. Gazetarët sportivë në mbarë botën, i kanë shoqatat e tyre për të ruajtur standardet në profesionin e tyre.  Ky përvjetor, gazetarinë sportive në Kosovë e gjen në një dimension krejtësisht tjetër nga e kaluara. Kosova sot ka mbi 120 gazetarë sportivë, kameramanë dhe fotoreporterë sportivë, numër ky i respektuar. Poashtu në rritje është edhe numri i gazetareve femra të sportit, që përbën një standard të lartë në shoqërinë tonë. Sikurse në shumë vende të botës, edhe tek ne, gazetarinë sportive e përcjellin edhe fenomene jo të mira siç janë fake news dhe copy paste gazetaria”, thuhet në njoftimin e SHGSK-së.

“Jemi me fat që kemi një numër të konsiderueshëm të gazetarëve të rinj të sportit e poashtu edhe media në rritje që i kushtojnë rëndësi të madhe sportit dhe gazetarisë sportive”.

Go to TOP