Shevchenko çoi në çerekfinale Ukrainën si lojtar, tani edhe si trajner

Lojtarët e Ukrainës mund të kenë festuar për herë të parë për kalim në çerekfinale, por jo edhe trajneri i tyre legjendar, Andriy Shevchenko, i cili kishte arritur në fazën e tetë më të mirëve në Kupën e Botës, me 2006.

Tani Kombëtarja e tij arriti që të bëjë pjesë përsëri në listën e tetë më të mirëve, kësaj radhe në Kampionatin Evropian,  e cila është hera e parë për Ukrainasit në historinë e klubit.

Shevchenko dhe ekipi i tij tani kanë një sfidë para vetes, pasi që do të përballen me Anglinë e shumë motivuar, pas fitores së tyre ndaj Gjermanisë.

Por, i motivuar po duket të jetë edhe vetë strategu ukrainas, njofton Klankosova.tv.

“Forca e tyre nuk duhet të na trembë, gjithçka është e mundur në futboll si në jetë dhe ne do të luajmë me zemrat tona për t’i dhënë tifozëve tanë edhe më shumë arsye për të brohoritur”, tha Shevchenko në një konferencë për media.

Go to TOP