Shëngjin, një grua afgane plagos me thikë bashkatdhetarin, nuk dihet gjendja e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Shëngjinit pak minuta më parë. Një grua afgane ka sulmuar me thikë bashkatadhetarin e saj afgan dhe e ka plagosur.

Burimet bëjnë me dije se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore dhe as rrethanat e kësaj ngjarjeje.  

Kujtojmë se në hotelet e Shëngjinit, qeveria ka strehuar refugjatët afganë me familjet e tyre, që u evakuuan nga Kabuli në ditët e tensionuara pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani.

Këta refugjatë janë në pritje të shqyrtimit të dokumenteve për t’u nisur më pas drejt SHBA-së.

Go to TOP