Sheholli: Qeveria e Kosovës është në fazën finale të krijimit të Asociacionit

Qeveria Kurit ka lënë në deficit popullin dhe Parlamentin sa i përket bisedimeve me Serbinë në Bruksel, ky deficit do të thotë se kryeministri Kurti dhe të gjithë akterët e tjerë, nuk janë në përputhje me rregullat që kanë ekzistuar dikur, që të prezantohen të gjitha detajet në Parlamentin e Kosovës.
Sheholli po ashtu tha se Qeveria e Kosovës është në fazën përfundimtare të themelimit të asociacionit të komunave serbe, ndërsa ky fakt nuk është bërë publik nga Qeveria e Kosovës.

“Në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, ku ishin të pranishëm Petar Petkovic dhe Besnik Bislimi, ju është dhënë një dokument, të cilin është dashur ta bëjë publik z. Bislimi jo ne, sepse kur ne po dalim para mediave më duket se kanë shumë mëri dhe thonë që këtyre njerëzve të mos u jepet hapësir në media, por ne po e bëjmë publike. Në atë takim ju është dhënë një dokument, një metodologji e punës, një organogram se si do të duket, dhe sipas këti dokumenti, jemi në fazën përfundimtare të krijimit të asociacionit”, tha Sheholli në një intervistë për Kosova.info.

Go to TOP