Shefi i ri i KE-së thotë se zgjerimi i BE-së me Kosovën e Ballkanin Perëndimor është mjet i fuqishëm për paqe

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, këtë të premte e mori detyrën e presidentit të Këshillit Evropian, të cilën pozitë do ta mbajë për pesë vjet.

Në fjalimin e pranim-dorëzimit të kësaj detyre që Costa e mori nga Charles Michel, politikani portugez tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët lindor siç i quajti ai, është mjet i fuqishëm për paqe, siguri e përparim si dhe një imperativ gjeopolitik.

Costa, shtoi se sikur BE-ja ashtu edhe vendet aspirante për t’u anëtarësuar në union duhet të punojnë më shumë dhe më shpejt.

Ndryshe  më 3 dhjetor, presidenti i ri i Këshillit Evropian, i ka ftuar në takim liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të një vizite tjetër e cila është konfirmuar shumë më herët nuk do të jetë të martën në Bruksel, por ajo ka parlajmëruar se do të shkojë në kryeqyetin evropain një ditë më vonë pra, më 4 dhjetor, ku do të zhvillojë takime me presidentin Costa dhe me liderë tjerë të Unionit.

Go to TOP