Shala: Serbia po përdor grupe kriminale në veri për lojë hibride – nevojitet veprim urgjent

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka ngritur shqetësime rreth veprimeve të fundit të grupeve kriminale në veri të Kosovës, të cilat sipas tij mbështeten nga struktura në Beograd.

Shala thekson se këto sulme me mjete shpërthyese tregojnë përpjekjet e Serbisë për të ndërtuar një strategji të re me dy qëllime: mbajtjen e presionit mbi komunitetin serb dhe përballjen me kolapsin ekonomik.

Ai paralajmëron se këto veprime mund të ndikojnë në dialogun politik dhe në sigurinë e Kosovës, duke kërkuar që institucionet politike dhe të sigurisë të veprojnë urgjentisht, përfshirë themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës deri në vitin 2025. /Kosova.info/

Go to TOP