Shala: Pse Zona Operative e Llapit mbeti pa gjeneral në FSK/FAK?
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka ngritur shqetësimin mbi faktin se Zona Operative e Llapit (ZOLL), një nga rajonet më të ekspozuara ndaj agresionit politik dhe ushtarak të Serbisë, nuk ka përfaqësim me gradën Gjeneral brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) apo Forcave të Armatosura të ardhshme (FAK).
Shala thekson se, pavarësisht kontributit vendimtar të brigadave të ZOLL-it në krijimin e TMK-së dhe FSK-së, ky rajon ka mbetur pa këtë nivel të lartë përfaqësimi, duke ngritur pyetjen se ku është gabuar dhe çfarë duhet bërë për të ruajtur trashëgiminë e rëndësishme ushtarake të këtij rajoni.
Postimi i plot i tij:
Pse ZOLL nuk ka me Gjeneral brenda FSK /FAK?
Dihet që Zona Operative e Llapit (ZOLL) gjeografikisht shtrihej në pjesën veri¬lindore të Kosovës.
Ajo kufizohej: në verilindje me Serbinë, në juglindje me Zonën Operative të Karadakut (ZOK), në jug me Zonën Operative të Nerodimes (ZON), në jugperëndim me Zonën Operative të Drenicës (ZOD) dhe në veriperëndim me Zonën Operative të Shalës (ZOSh).
Në kuadër të strategjisë së luftës së UÇK-së, në territorin e përgjegjësisë së ZOLL-it ishin themeluar tri brigadave: Brigada 151 “Zahir Pajaziti”, Brigada 152 “Shaban Shala” dhe Brigada 153 “Hyzri Talla”.
Është interesant fakti se Ushtarët, Nënoficerët dhe Oficerët që ishin trashëgimtarë të ZOLL-it ishin kuadro vendimtar ku edhe kishin pjese e krijimit të TMK/FSK (dy procese) dhe në të ardhmen FAK-në, por pse dhe si Llapi (ZOLL) mbeti pa gradën Gjeneral ky duhet të jetë mesazh për të gjithë aktorët ku gabuam që me këtë gradë e lëmë trashëgiminë brenda FSK/FAK-së! Ku dihet që ZOLL është rajoni më i ekspozuar ndaj agresionit politik/ushtarak të Serbisë! Kjo është arsyeja pse ne duhet të veprojmë dhe të mendojmë pse!
