Shala flet rreth “Virussia”: Serbët e Kosovës janë vegël e Rusisë

Mentor Shala ka folur për dokumentarin “Virussia”. Thotë se ideja për një dokumentar që do të fliste për ndikimin rus në vend ishte e vjetër. Por puna konkrete nisi vjet më vonë.

“Dukumentarin e kemi filluar para dy viteve e gjysmë”, tha Shala në emisionin “DPT te Fidani” .

Ai thotë se serbët në Kosovë janë vegël e Rusisë. Sipas tij, ata shfrytëzohen për të mbajtur nën tension situatën në vendin tonë.

“Rusët janë kërcënuar shumë te komuniteti serb, për shkak se nuk i kanë lënë serbët e Kosovës që të integrohen nëpër institucionet e Kosovës. Gjithmonë u kanë ndejt afër për me i mbajt nën kontroll dhe me i mbajt serbët e Kosovës si një komunitet ose një problem i vazhdueshëm në Kosovë në mënyrë që të vonohet pastaj procesi i bisedimeve, procesi i anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në organizata tjera ndërkombëtare”, tha Shala.

“Fatkeqësisht serbët janë vegël, nëpërmjet serbëve rusët e kanë mbajt Kosovën gjithmonë në vatër tensioni e cila vazhdon të mbetet sot”, shtoi ai.

“E shohim janë të stacionuara në pjesën veriore në UNMIK ku vazhdimisht kanë kontakte sidomos me strukturat paralele e kriminale serbe në veri”, sqaron Shala.

Go to TOP