Shala: A po rrezikohet rikthimi i KGB-së pas konfliktit Rusi-Ukrainë?

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka ngritur shqetësime mbi mundësinë e rikthimit të KGB-së pas konfliktit të vazhdueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai thekson se FSB-ja, si pasardhëse e KGB-së, po ndjek një rrugë të ngjashme, siç nënvizoi presidenti rus Vladimir Putin në deklaratën e tij të vitit 2016, ku tha se “bota dhe Rusia do të ishin më të sigurta me ekzistencën e KGB-së për t’u mbrojtur nga spiunët perëndimorë.”

“Rikthimi i KGB-së mund të nënkuptonte fillimin e një lufte të re të ftohtë, ngjashëm me periudhën pas Luftës së Dytë Botërore,” ka shkruar ai.

Shala ngriti gjithashtu pyetjen nëse partnerët e FSB-së në Ballkan po shqyrtojnë rikthimin në doktrinën e KGB-së, e cila përfshinte spiunazh politik, ekonomik, ushtarake-strategjik dhe dezinformim, përmes “masave aktive” dhe kundërzbulimit.

“Përballë këtij kërcënimi, mbetet të shihet se si Ballkani do të reagojë ndaj ndikimeve të reja të mundshme nga Rusia”, përfundon ai. /Kosova.info/

Go to TOP