Shahisti Nderim Saraçi, fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Mesdhetar “Petrovac 2021”

Shahisti nga Kosova, Nderim Saraçi ka arritur të stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin e 11-të Mesdhetar të shahut që u mbajt nga 18 e deri më 26 qershor në Petrovac të Malit të Zi, ku ishin 20 shtete pjesëmarrëse.

Saraçi mblodhi 7.5/9 pikë, duke arritur të fitojë edhe normën e parë për titullin kryemjeshtër dhe 24.7 pikë elo (rejting).

Nderimi fitoi medaljen pas 125 lëvizjeve dhe gjashtë orë lojë ndaj kryemjeshtrit turk, Sebal Vehap.

Ky është suksesi më i madh ndonjëherë për ndonjërin nga shahistët nga Kosova.

Go to TOP