Sërish ndryshon moti, rënie drastike e temperaturave nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do të shoqërohen me reshje të shiut dhe borës.

Tutje, IHMK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 8 gradë Celsius.

Më tej, tregohet se kushtet agrometeorologjike nuk do të jenë të mira, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës.

Komunikata e plotë:

Vendi ynë do të ndikohet nga masat eajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore. Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira , por jo edhe kushtet agrometeorologjike , pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës ( të hënën dhe ditën e marte). 

Go to TOP