Sërish ndalet Ballkani, nuk arrin ta mposht në shtëpi Feronikelin

Ballkani nuk ka arritur të marr më shumë se sa një barazim (0-0)ndaj Feronikelit në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës.

Therandasit e nisën mirë takimin, duke rrezikuar me Solomon dhe Meriton Korenicën, por gol nuk kishte.

Dren Gashi kishte rastin më të mirë për Niklin, por që nuk ia arriti të shënojë.

Në pjesën e dytë sërish Ballkani kishte raste më të mira, kur rrezikoi me Nazmi Gripishin dhe Korenicën, por pa sukses.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffcballkani%2Fposts%2F3013307082240323&show_text=true&width=500

Krejt në kohën shtesë Ballkani u lëshua në sulm, por që nuk shënoi me Hoxhën dhe Thaqin, duke bërë që ndeshja të mbyllej baras.

Ballkani ka 13 pikë dhe bie në vendin e dytë, ndërsa Feronikeli me 7 pikë është në vendin e shtatë.

Go to TOP