Selakoviq nga Vjena: Një zgjidhje kompromisi e mundshme për Kosovën

Austria i jep mbështetje të plotë Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së, e cila u dëshmua në konferencën e fundit ndërqeveritare në Bruksel, për të cilën Serbia është shumë mirënjohëse për qeverinë austriake.

Kështu tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq në Vjenë, raporton Tanjug.

Pas takimit me homologun e tij austriak, Alexander Schalenberg, Selakoviq deklaroi se gjithashtu u diskutua për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut, dhe se ai informoi kolegun e tij austriak për pozicionin e Beogradit për këtë çështje.

“Ky pozicion është shumë i qartë, ne jemi të përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe nuk shohim ndonjë mënyrë tjetër racionale për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës,” tha Selakoviq në një konferencë të përbashkët për shtyp, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se një kompromis është një zgjidhje që nuk do të thotë se njëra palë fiton gjithçka dhe tjetra humb gjithçka, por një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme.

Go to TOP