​Sekuestrohen barna të kontrabanduara në vlerë mbi 4 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar barna të kontrabanduara në vlerë mbi katër mijë euro. Taska Forca e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës ka kryer operacion kontrolli në dy barnatore në Gjilan dhe Viti.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, produktet e sekuestruara dyshohet se janë futur brenda shtetin në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor. Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore”, bëri të ditur Dogana.

Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore. /Kosova.info/


Go to TOP