Sejdiu për vdekjen e Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës, do të kujtohet përjetë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar me dhimbje për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar atë si një mik të rrallë dhe të pazëvendësueshëm të Kosovës.

Sejdiu theksoi se Engel ishte një personalitet i përkushtuar në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe popullit të saj duke qëndruar i paluhatur në momentet më të vështira, përfshirë periudhën e luftës dhe procesin e shtetndërtimit.

Ai kujtoi takimet e shumta me Engel duke vlerësuar rolin e tij të rëndësishëm në mbështetjen për njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe zhvillimin e saj.

“Kosova do ta ndjejë me dhembje shkuarjen tënde, por me mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që i dhe vendit tonë”, ka shkruar Sejdiu duke përfunduar me mesazhin: “Prehu në paqe, miku im!”. /Kosova.info/


Go to TOP