Seanca e KS të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë, mbahet më 23 tetor

Më 23 tetor do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën do të diskutohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë.

Ndonëse në këtë seancë do të prezantohet raporti i UNMIK-ut, pritet që në fokus të jenë ngjarjet e fundit me theks të veçantë, agresioni i Serbisë në veri të Kosovës.

Pritet që në këtë seancë, Kosova të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Go to TOP