Seanca e grushteve: Burg ose gjobë për të akuzuarit

Nisi me dy, e u përfshinë dhjetëra.

Por për dhunën fizike të ushtruar në seancën e Kuvendit më 13 korrik, këto ditë u ngrit aktakuzë vetëm ndaj katër deputetëve, gjë që po cilësohet e vonë nga shoqëria civile.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Mergim Lushtaku, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu nga PDK rëndohen për një vepër që mund të përfundojnë edhe prapa grilave.

Haxhiu e Beqa akuzohen edhe për dy vepra të tjera penale, që po ashtu mund t`u trashet burgu. Por në praktikë, sipas avokatit Argjent Sefa këto raste përfundojnë edhe duke u dënuar me të holla.

Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pret që dënimet të mos jenë të buta si në rastet për korrupsion.

Sipas juristëve, politikat ndëshkuese janë ulëta për politikanë e shpesh zvarriten deri në parashkrim të lëndës.

Go to TOP