Së shpejti një bashkëpunim mes Ermal Fejzullahut, Luiz Ejllit dhe Bardhit

Duket se është realizuar një këngë ndërmjet artistëve të famshëm shqiptarë: Ermal Fejzullahut, Bardhit dhe Luiz Ejllit.

Këngëtarët e njohur kanë bashkuar forcat për një projekt të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Kjo konfirmohet edhe nga faqja e Bardhit në Instagram, përkundër se ai ndodhet brenda Big Brother VIP Albania 3.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata me sa duket kanë punuar për këtë projekt më parë, por që mbase do të lansohet këtë periudhë.

Pavarësisht se i takojnë zhanreve të ndryshme, ky bashkëpunim besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit shquhen për projektet që kanë sjell ndër vite, të cilat po ashtu janë shndërruar gjithnjë në hite.

Pritet të shihet se çfarë kanë rezervuar kësaj here për fansat e tyre të shumtë.

Go to TOP