Sander Eitrem thyen rekordin olimpik
Norvegjezi Sander Eitrem ka thyer rekordin olimpik në disiplinën e patinazhit të shpejtësisë në 5000 metra në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Ai e ka përfunduar garën me kohën 6:03.95, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga Nils van der Poel në Pekin me gati pesë sekonda.
Në vendin e dytë është renditur talenti çek, Metoděj Jílek, me kohën 6:06.48, ndërsa medalja e bronztë i ka shkuar italianit Riccardo Lorello, i cili ka regjistruar kohën 6:09.22.
