Samsung ka gati tabletin e ri

Gjiganti korean Samsung, do të sjellë tri modele të tabletit S9.

Modelet e tabletit do të emërtohen sikur telefonat e kategorisë më të avancuar Galaxy, Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra.

Galaxy Tab S9 (SM-X716B) është i pajisur me Snapdragon 8 gjenerata e 2-të e Qualcomm për çipat, ndërsa do të ketë bërthamën kryesore Cortex-X3 me 3.36 GHz dhe 8 GB RAM memorje.

Tableti do të ketë Android 13.

Galaxy Tab S9 Ultra (SM-X916B) pritet të ketë një dizajn të ngjashëm me paraardhësin e tij me një ekran Super AMOLED 14,6 inç dhe një bateri 11,200 mAh me karikim 45 W.

Pajisja gjithashtu thuhet se do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit me pajisjen IP68.

Go to TOP