Salvini del para gjykatës për çështjen e anijes me emigrantë: Krenar për atë që bëra

Rifilloi të premten në Palermo gjyqi Open Arms në të cilin Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Italisë,  Matteo Salvini akuzohet për rrëmbim dhe refuzim për të kryer një akt detyre.

Në gusht 2019, si Ministër i Brendshëm, Salvini bllokoi zbarkimin e 147 emigrantëve nga anija e OJQ-së spanjolle Open Arms në Lampedusa, raporton euronews.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet teksa hyn në sallën e gjyqit në bunkerin Ucciardone, Salvini i rikthehet argumentit se mbronte sigurinë dhe kufijtë e vendit të tij.

“I gatshëm të flas në sallën e gjyqit në bunker në gjyqin që më shikon të rrezikoj 15 vjet burg sepse si ministër i Brendshëm kam mbrojtur sigurinë dhe kufijtë e vendit tim. Me kokën lart, krenar për atë që kam bërë “- tha Salvini.

Go to TOP