Bota

Salman Rushdie hiqet nga oksigjeni dhe tani është në gjendje flas

Salman Rushdie është hequr nga oksigjeni dhe është në gjendje të flas, pasi pësoi lëndime të rënda nga një sulm me thikë.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, e konfirmoi informacionin më 13 gusht për mediat amerikane, por nuk dha detaje tjera.

Rushdie, një shkrimtar me origjinë indiane, i cili para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij, u sulmua më 12 gusht derisa ishte në skenë, gjatë një seminari në Nju Jork.

Sulmuesi, Hadi Matar, 24-vjeçar nga Nju Xhersi u deklarua i pafajshëm. Ndaj tij është ngritur akuzë për tentim-vrasje dhe tentim-sulm.
Pas sulmit me thikëu shtrua në spital dhe ishte në oksigjen (ventilator), pasi i janë dëmtuar nervat dhe mëlçia.

Agjenti i Rushdies tha një më herët se shkrimtari i është nënshtruar një operacioni dhe se ka gjasa të humbë njërin sy.

Ai para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij.
Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane indiane, është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa myslimanë thanë se përmbante pasazhe blasfemuese. Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort