Sallahu takon drejtorët agjencive, diskutojnë përmbushjen e objektivave

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka zhvilluar takim pune me drejtorët e agjencive të Ministrisë së Drejtësisë.

Siç ka bërë të ditur ministria, në takim u diskutua për përmbushjen e objektivave të mbetura për këtë vit, rritjen e efikasitetit institucional dhe koordinimin ndërmjet agjencive për zbatimin e projekteve strategjike.

“Sallahu theksoi rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e sundimit të ligjit. Në fund të takimit, u dakordua për intensifikimin e bashkëpunimit dhe monitorimin e vazhdueshëm të punës, me qëllim përmbushjen e përgjegjësive ndaj qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Ndërkohë një ditë më parë ai kishte zhvilluar takim pune edhe me drejtorët e departamenteve të Ministrisë.

Sallahu e mori këtë pozitë pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut nënkryetare e Kuvendit. /Kosova.info/


Go to TOP