Sallahu kundërshton idenë e LDK-së: Qeveria tranzicionale është jokushtetuese nga pozita e tretë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar ndaj propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për formimin e një qeverie tranzicionale duke e quajtur këtë ide jokushtetuese dhe politikisht të pabazë.

Sallahu tha se është e papranueshme që një parti nga pozita e tretë në Kuvend të propozojë krijimin e një qeverie tranzicionale, pasi kjo i takon ekskluzivisht fituesit të zgjedhjeve apo shumicës parlamentare.

“Është jokushtetuese të propozohet nga pozicioni i tretë një qeveri tranzicionale. Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër,” deklaroi Sallahu në një reagim publik. /Kosova.info/


Go to TOP