Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy opsione për të zgjidhur ngërçin

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka dy zgjidhje kushtetuese për situatën e krijuar me mospropozimin e kandidatit për nënkryetar të Kuvendit nga ana e Listës Serbe.

Sipas Sallahut, zgjidhja e parë është që Gjykata, në bazë të nenit 67 paragrafi 4 të Kushtetutës, ta vlerësojë si heqje dorë mospropozimin e kandidatit nga ana e Listës Serbe, duke konstatuar kështu se Kuvendi e ka përmbyllur fazën kushtetuese të konstituimit.

“E para, Gjykata Kushtetuese mbi bazën e nenit 67 par. 4 të Kushtetutës duhet të vlerësojë qartë se refuzimi i Listës Serbe për ta propozuar kandidatin nga radhët e saj për nënkryetar të Kuvendit, nënkupton që ky subjekt politik ka hequr dorë nga kandidati i tyre për nominim për nënkryetar të Kuvendit dhe si i tillë Kuvendi i Kosovës tashmë e ka përmbyllur fazën kushtetuese të konstituimit të vet”, ka shkruar Sallahu në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP