Salah sot luan ndeshjen e fundit me Liverpool

Mohamed Salah do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit me fanellën e Liverpool, duke mbyllur një periudhë të jashtëzakonshme në “Anfield” që zgjati nëntë vjet.

Sulmuesi egjiptian pritet të përshëndetet me tifozët në përballjen ndaj Brentford, në një ndeshje që pritet të jetë emocionale për klubin dhe mbështetësit e tij.

Salah i ishte bashkuar Liverpool në vitin 2017 nga Roma për shumën prej tridhjetë e katër milionë funtesh. Në fillim pati dyshime për transferimin e tij, por ai shumë shpejt u shndërrua në një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë moderne të klubit anglez.

Gjatë nëntë sezoneve me Liverpoolin, Salah zhvilloi 441 ndeshje, shënoi 257 gola dhe fitoi nëntë trofe madhorë, duke lënë gjurmë të mëdha në sukseset e skuadrës.

Me paraqitjet dhe golat e tij vendimtare, Salah largohet si një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e Liverpoolit dhe një figurë që tifozët e klubit vështirë se do ta harrojnë.

Ka shumë spekulime për të ardhmen e Salah, se në cilin klub do ta vazhdojë karrierën, por ende nuk ka diçka të vërtetë. 


Go to TOP