Sagnol: Fitorja ndaj Republikës Çeke na ka dhënë besim

Trajneri i Gjeorgjisë, Willi Sagnol, ka thënë se Shqipëria pati një Kampionat Evropian shumë të mirë, por fitorja ndaj Republikës Çeke i ka dhënë besim skuadrës së drejtuar nga ai.

Dy skuadrat ndeshen të martën në kuadër të Ligës së Kombeve. 

“Shqipëria, ashtu si Gjeorgjia, pati një Kampionat Evropian shumë të mirë. Çdo ndeshje u luajt me intensitet të lartë. E dimë që kundërshtari do të ketë shumë mbështetje nga tifozët, por kjo është një sfidë e mirë për ne. Fitorja ndaj Republikës Çeke na ka dhënë besim dhe lojtarët e mi janë të gatshëm pas një ndeshjeje të mirë”, ka theksuar strategu francez. 

Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, e ka cilësuar ndeshjen si sfiduese, por është shprehur optimist për suksesin e ekipit të tij.

“Po presim një ndeshje të vështirë. Nuk është kurrë e lehtë të luash në nivele të larta si këto. Ekipi shqiptar pati një Kampionat Evropian të suksesshëm, por ne jemi në formë të mirë dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka thënë ai. 

Go to TOP