Sabitzeri zbarkon në Manchester, gati transferimi tek Unitedi

Zyrtarizimi i sulmuesit Marcel Sabitzer te Manchester United është çështje kohe.

Sulmuesi austriak i Bayern Munich ka zbarkuar në Angli për të kompletuar transferimin e tij në formë të huazimit te Manchester United.

Sipas raportimeve nga gazetari dhe eksperti i merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, Man United do ta huazojë Sabitzer nga Bayern Munich, por pa mundësi të blerjes në fund të huazimit.

“Football Daily” ka publikuar pamjet e para kur Sabitzer zbarkon në terrenin stërvitor “Carrington” për të kompletuar kalimin.

Go to TOP