Rusia thotë se negociatat po përparojnë, Ukraina e mohon

Moska dhe Kievi janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n, thotë negociatori rus Vladimir Medinsky.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citon Medinsky të ketë thënë se ekipet negociuese kanë diskutuar garancitë e sigurisë nëse Ukraina nuk përpiqet më të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore NATO. Kjo është mohuar nga delegacioni ukrainas. Përmes një reagimi delegacioni ukrainas ka thënë se “qëndrimi i tyre është i pandryshueshëm”.

Go to TOP