Rusia e Bjellorusia përjashtohen edhe nga hendbolli

Bota e sportit po vazhdon ta ndëshkojë Rusinë.

Pas futbollit e basketbollit, edhe Federata Evropiane e Hendbollit vendosi të përjashtojë Rusinë, si ndëshkim për sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

EHF-ja ka dalë me njoftim zyrtar përmes së cilit njofton se i ka suspenduar Rusinë dhe Bjellorusinë.

“Ekipet kombëtare dhe klubet nga Rusia dhe nga Bjellorusia janë suspenduar deri në një njoftim të ri”, shkruan në njoftimin e shtëpisë së hendbollit evropian.

“Me pamjet e situatës së luftës në Ukrainë dhe me referencën e rekomandimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit e mori këtë vendim të hënën mbrëma pas mbledhjes së jashtëzakonshme”, shkruan tutje në njoftimin e EHF-it.

Me këtë rast, Rusia dhe Bjellorusia, si bashkëpunëtore e saj, nuk do të ftohen në organizimet e ardhshme të hendbollit.

Federata Evropiane shpreh keqardhje ndaj sportistëve, klubeve dhe ekipeve kombëtare të Rusisë dhe të Bjellorusisë, ndërkohë që shpreson që rikthimi i paqes do ta ndryshojë vendimin.


Go to TOP