Rumer Willis tregoi se emri i vajzës së saj erdhi nga një gabim shtypi

Rumer Willis ka folur për fëmijën e saj të porsalindur!

35-vjeçara e “Once Upon a Time in Hollywood” foli për revistën “People” për emrin e vajzës së saj, Louetta, të cilën e solli në jetë në prill të këtij viti me partnerin Derek Richard Thomas.

Megjithatë, ajo pranoi se emri i foshnjës që ata zgjodhën nuk ishte ai që kishin në mendje fillimisht.

“Ne po mendonim për emrin Loretta dhe ishte një gabim shtypi. Babai i saj dhe unë po dërgonim mesazhe, dhe ai la ‘R’-në nga Loretta, dhe mbeti vetëm Louetta”, shpjegoi ajo.

“Pastaj thash, ‘Oh, e pëlqej atë!’ Ndjej sikur ishte një nga ato lloj momentesh të ndërhyrjes hyjnore në univers dhe ne e kuptuam atë në fakt shumë herët në shtatzëninë time”, sqaroi ajo.

Go to TOP