Rukiqi kritikon deputetët e pushtetit: mbuloni dështimet me sulme ndaj LDK-së, ndërsa ligjet mbesin në procedura

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me qasjen e deputetëve të partisë në pushtet ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas tij, çdo i dyti postim i deputetëve fokusohet në LDK-në, ndërkohë që mbi 50 ligje të rëndësishme për qytetarët po mbesin pezull për shkak të dështimit të qeverisë për t’i miratuar.

Rukiqi e quan këtë një përpjekje për të mbuluar dështimet e qeverisë duke sulmuar opozitën. /Kosova.info/


Go to TOP