Rukiqi i LDK-së e quan propagandë tabelën e ministrit Murati për pagat: E injoroi inflacionin

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar Ministrinë e Financave për një grafikë që, sipas tij, paraqet rritjen e pagave në sektorin privat si arritje të qeverisë.

“Rritja e pagave është kryesisht pasojë e inflacionit të lartë dhe se kontributi i qeverisë është minor, vetëm 17%”, tha ai.

Rukiqi shtoi se qeveria ka injoruar inflacionin e tre viteve të fundit dhe rritjen ekonomike reale, e cila është nën mesataren prej 4% të periudhës së pas pavarësisë.

Për të ilustruar më qartë, Rukiqi tha se në vitin 2020 një pagë prej 450 eurosh mjaftonte për të mbuluar të gjitha obligimet, ndërsa sot për të njëjtat shpenzime duhen 556 euro. /Kosova.info/

Go to TOP