Ruben Amorim zyrtarisht trajner i ri i Man Unitedit

Portugezi Ruben Amorim tashmë edhe zyrtarisht është trajner i ri i Manchester Unitedit.

Amorim do të zëvendësojë Erik ten Hag, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga kreu i bankinës së ‘Djajve të Kuq’.

Mediet britanike të premten kanë zbuluar detajet e marrëveshjes mes Manchester United, Sporting Lisbonës dhe vetë trajnerit 39-vjeçar.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ do t’i paguaj 11 milionë euro Sportingut të Portugalisë për shkëputjen e kontratës.

Amorim ka firmosur me Man Unitedin kontratën e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026, nga e cila do të fitojë 15 milion euro neto në sezon.

Amorim për katër sezone ka drejtuar Sportingun duke fituar katër trofe, mes tyre dy tituj kampion në Portugali.

Go to TOP