Rusia do të braktisë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pas vitit 2024
Rusia do të braktisë projektin e Stacioni Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) për dy vjet, njoftoi lideri i korporatës ruse të hapësirës Roscosmos, Jurij Borisov.
Theksohet se Rusia do të vazhdojë të përmbush detyrimet e saj në program, megjithatë pas vitit 2024 është vendosur që të braktis ISS-në.
Gjatë takimit në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, Borisov tha se vendi i tij vazhdon bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të ISS-së, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se Rusia do të ndërtojë stacionin e vet orbital.
Administratori i NASA-s, Bill Nelson, në fillim të korrikut tha se ai supozon se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Rusisë në ISS do të vazhdojë deri në vitin 2030.
Comments