“Rruga e Re” e LDK-së: Themelimi i ndërmarrjes sportive i jep zgjidhje mirëmbajtjes së infrastrukturës sportive
Lidhja Demokratike e Kosovës në kuadër të programit “Rruga e Re”, ka në plan edhe sportin.
Në “Rrugën e Re”, parashihet Themelimi i Ndërmarrjes Sportive dhe menaxhimi i aseteve sportive.
Tutje, ndër problemet kryesore të kapaciteteve infrastrukturore në vend e shohin atë me menaxhimin.
“Themelimi i ndërmarrjes sportive dhe menaxhimi i aseteve sportive nënkupton menaxhimin e objekteve me karakter nacional ne mënyrë qe fatin e stadiumit Adem Jashari mos t’i gjejë edhe stadiumet tjera”.
“Komunat dhe federatat përkatëse nuk kanë mundësi t’i menaxhojnë stadiumet, palestrat, pishina etj etj. Andaj Programi Rruga e Re i jep zgjidhje mirëmbajtjes së infrastrukturës sportive”.


