“Rruga e lloçit” në Mati 1 nuk rregullohet, doli pronë private

Për banorët e lagjes Mati 1, por edhe për ata që e frekuentojnë çdo ditë rrugën tashmë të emërtuar si “rruga e lloçit”, kalimi nëpër të është sfidues.

Më shumë sfidues është për të vegjlit që u duhet të kalojnë atë rrugë çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Janë vetë banorët që për emisionin “Ju Flet Prishtina”, tregojnë mbi vështirësitë që hasin çdo ditë kur frekuentojnë këtë rrugë.

Njëri nga ta tregon se kishin adresuar në komunë ankesën që kanë, por pa ndonjë rezultat.

Ndërkaq, në një përgjigje për “Ju Flet Prishtina”, i pari i drejtorisë për investime kapitale, Krenar Xhaferi, tha se në një takim me banorët e kishte kuptuar shqetësimin e tyre.

Megjithatë, ai tha se ajo rrugë është në pronë private dhe se janë duke shikuar për alternativa.

Për banorët e lagjes Mati 1, por edhe për qytetarë të shumtë që kalojnë në këtë pjesë çdo ditë, është edhe halli tjetër: ai i qenve endacakë.

Go to TOP