Ronaldo i ofrohet Barcelonës

Cristiano Ronaldo thuhet se i është ofruar Barcelonës nga agjenti i tij, Jorge Mendes.

Në takimin që ka mbajtur presidenti blaugran, Joan Laporta, me agjentin Mendes, raportohet se në mesin e futbollistëve që kanë biseduar është edhe portugezi.

Ronaldo ka hedhur një ‘bombë’ në Manchester United, duke këmbëngulur se dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve, Laporta ka provuar edhe gjatë verës së kaluar për të nënshkruar me Ronaldon, por që për shkak të gjendjes së rëndë financiare, nuk ka mundur të bëjë ofertë për të, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Barcelona nuk është destinacioni i vetëm i mundshëm për 37-vjeçarin.

Në garë janë edhe Bayern Munich, Chelsea, Roma dhe Napoli.

United përfundoi i gjashti në Premier League sezonin e kaluar, por Cristiano shijoi një sezon të fortë personalisht – ai shënoi 18 gola në 30 ndeshje të ligës.

Go to TOP