Rrëfimi i Nuredin Dumanit, shkon në 19 numri i të arrestuarve në Shqipëri

Një 49-vjeç banues në Durrës është arrestuar të premten nga forcat e policisë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, që nga muaji i majit ka vënë në pranga 19 persona dhe në kërkim disa të tjerë, emra të njohura të kriminalitetit në vend.

Shtetasi me inicialet A.Gj është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni i koduar “Golden bullet” nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë që me rrëfimet e tij ka zbuluar disa banda kriminale si dhe zbardhur disa krime, duke fillaur nga ekzekutimi i Everest Çekës, i Emiliano Ramazanit dhe ekzekutimi i trefishtë i Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, të ndodhura në Elbasan, vrasja e vëllait të Talo Çelës në Elbasan dhe i Andi Zylyfit në Peqin.

Po ashtu, ata dyshohen edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, të ndodhura pranverën e vitit 2020 në Durrës.

Go to TOP