Rrebeshe shiu me bubullima, parashikimi i motit për fundjavë

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Të dielën pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave.

Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.

Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.  Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell.  Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje. Minimalet nga 10C deri në 17C, e maksimalet deri në 32C e 33C ditën e premte dhe të shtunë.  Nga dita e diel, sërish pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 28C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s, të dielen me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike pëson një rënie përreth vlerave normale deri të shtunën.

May be an image of text that says 'Enj, 14.07 Pre, 15.07 Sht, 16.07 Die, 7.07 28° 10° Hen, 8.07 32° 15° 33°I 28° 17° Era: 4-9m/s Shtypja: 101 9mb Lageshtia: 30% UVI: 27° I|° 3 Era: 3-7m/s Shtypja: 10 3mb Lageshtia: 27% UVI: Era: variabile -4m/s Shtypja: 101 5mb Lageshtia: 21 % UVI: 8 AQI 5/10 Era: 6-13m/s Shtypja: 101 8mb Lageshtia: 39% UVI: 7 AQI PM2. Era: 4-8m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 20% UVI: 9 AQI PM2.5 5/15 Parashikimi mẽ: 13.07.2022 Prishtina Weather'
Go to TOP