Rrahu gruan, arrestohet 47 vjeçari në Ferizaj

Një person, 47 vjeçar është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij mbrëmjen e së martës rreth orës 23:30, në Ferizaj.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, thuhet se i dyshuari është intervistuar nga policët hetues nga Njësia e Dhunës në Familje, dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

“Stacioni policor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Ferizaj, është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet H.J (M.K) i moshës 47 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet H.J (F/K) e moshës 43 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Go to TOP