Rrahu gjyqtarin, pritet si heroi pasi del nga burgu presidenti i Ankaragucu
Tifozët e Ankaragucu e pritën me entuziazëm ish-presidentin e klubit Faruk Koca, i cili u lirua nga burgu, pasi ky i fundit e kishte goditur gjyqtarin Halil Umut Meler.
Faruk Kocau lirua nga burgu, pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler pas ndeshjes mes MKE Ankaragücü dhe Çaykur Rizespor të luajtur në Superligën e Turqisë që u mbyll baras 0-0.
Koca pasi u lirua në mesditë dhe shkoi në shtëpi, ku u takua me tifozët verdhë-blu, të cilët vendosën të rrinë vigjilentë rreth objekteve të gjykatës deri në lirimin e tij, në mbrëmje.
