Rrahje në Pejë, përfshihen dy femra dhe dy meshkuj

Dy persona, një femër dhe një mashkull janë arrestuar dje në qytetin e Pejës.

Të njëjtit u arrestuan pasi që dyshohet se në fshatin Bllagajë të kësaj komune, ata kishin sulmuar fizikisht viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara femër është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. 

Go to TOP