Rrahje masive në Pejë, arrestohen katër persona

Disa persona janë rrahur mes vete ku është përdorur dhe armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:50 në fshatin Loxhë, të Pejës.

Siç thuhet në raport, janë arrestuar katër persona (njëri i mitur), ndërsa një femër ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, në raport thuhet se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), ndërsa viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Go to TOP