Rrahen nxënësit në Gjilan

Sot në oborrin e shkollës së Mesme të Mjekësisë ‘Asllan Elezi’ në qytetin e Gjilanit, ka ndodhur një rrahje mes nxënësve, raporton Kosova.info.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se kanë shoqëruar në stacion policor katër nxënës të dyshuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

“Ju njoftoj se në oborrin e shkollave të mesme është raportuar se ka ndodhur  një rrahje  mes disa personave nxënëse të shkollës së mesme të mjekësisë, policia e Kosovës i ka identifiku dhe intervistu katër të dyshimtë edhe tre të tjerë të njohur për policinë janë në kërkim , ndërsa rasti vazhdon të hetohet në kordinim me prokurorin e shtetit”, është shprehur Hashani. /Kosova.info/

Go to TOP